Shqipëria kalon… ‘Adriatikun’

Italia, fqinji i Shqipërisë, vijon të vuajë me përmasa të frikshme prekjen nga COVID-19. Mbi 10 mijë të vdekur, bilanc tmerrësisht tronditës, por atje në çdo cep, po luftohet gjithnjë për të mos u dorezuar.

Futbolli dhe gjithçka tjetër ka kaluar në plan të dytë. Nga Shqipëria u dhanë shpejt mesazhet e solidarizimit. Flamuj gjigandë, apo imazhe me tri mgjyrat e Italisë, janë parë në qytetet kryesore të vendit tonë.

Përpos solidarizmit, nga Shqipëria drejt Italisë për të ndihmuar pacientët e prekur edhe 30 mjekë e infiermierë.

Sigurisht që nuk do të ndryshojmë fatet e luftës me 30 mjekë dhe infermierë, por ishte diçka krejtësisht natyrale për ta bërë pasi po luftojmë edhe këtu. Por të luftosh në Itali është njëlloj si të luftosh në shtëpinë tonë.“- tha ndër të tjera Edi Rama për mediat italiane.

Gjesti i shqiptarëve …i madh. (video)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!