Lika pastron shtëpinë, Bakaj në fushë…

Tani duket se dhe Shqipëria ka hyrë në pikun e famëkeqit Koronavirus. Masat e marra nga shteti shqiptar, në të mirë të qytetarëve të tij, kanë ndrydhur apo paralizuar edhe aktivitetet sportive.

Paçka se lojtarë të caktuar të Tiranës u fotografuan dje duke kryer seanca përgatitore në ‘Selman Stërmasi’. E pafalshme për një skuadër të madhe si Tirana…

Në ekrane, Supersport me ‘Fan Zonë’, po përpiqet të përditësojë situatën me klube e futbollistë brenda e jashtë vendit.

Enis Bardhi, Dejvi Bregu, Gentian Selmani, Gilman Lika, ishin disa nga futbollstët shqiptarë që sollën risitë apo mesazhet e rastit. Shprehja e ditës vjen nga Lika: “Kam larë shtëpinë, kam edhe foto me boçe”

Nga Bjellorusia foli edhe Elis Bakaj. Aty ku askush nuk do t’ia dijë për COVID-19. Kampionati ka nisur dhe Bakaj ka luajtur ndeshjen e parë me kampionët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!