Abazaj ka besim, titulli i hapur…

Sulmuesi i Kukësit Kristal Abazaj mendon se çështja titull ende nuk është mbyllur. Në FanZonë të ‘Supersport’, ai ka shpjeguar se pse ende te Kukësi ka shpresë. Edhe pse diferenca me Tiranën është 9 pikë….

“Titulli?

Kemi ndeshje shumë të forta, si edhe të tjerët. Një humbje e një fitore të çon aty. Unë kam besim, të shohim se si të përfundojnë ndeshjet e ardhshme”.

“E ardhmja?

Sinqerisht për këtë pjesë, kam pasur një kontakt me menaxherin tim, pasi siç e dini pres merkaton e verës. Do lëviz nga këtu meqë kontrata është që do të lëviz. Shpresoj që atëherë të gjej më të mirën për mua dhe klubin”, -tha Abazaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!