Olmo ngre zërin, ‘Lajpcig nuk më vlerëson’

Nga Dinamo Zagreb drejt Lajpcig në Bundesligë. Ky ishte destinacioni i talentit spanjoll Dani Olmo gjatë janarit (25 janar).

Por pas disa aktivizimëve spontane, mesfushori 21 vjeçar, ka arritur në përfundim se nuk po vlerësohet dhe aq nga stafi teknik.

Futbollisti ndërsa është bërë pjesë e kombëtares së Luis Enrikes, thotë për ‘Mundo Deportivo’:

“Unë nuk kam minutat e lojes që doja te Lajpcig. Jam mirë fizikisht. Nuk e di se çfarë ndodhi… Di që kam ardhur këtu për të luajtur. Unë do të vazhdoj të punoj që trajneri të ndryshojë mendje.”- u deklarua Olmo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!