Rumenige: ‘Mbështesim çdo nismë të qeverisë…’

Karl-Heinz Rumenige president i Bordit të Bajern Munih, ka lëshuar disa deklarata në lidhje me vendimin e qeverisë për të pezulluar të gjitha aktivitetet sportive në Gjermani për shkak të pandemisë Koronavirus:
Ish- sulmuesi i famshëm i Bajernit dhe Gjermanisë duke shpjeguar ndalesën e skuadrës, ka thënë:
“Ne përpiqemi të japim një shembull sepse kam idenë se shumë njerëz nuk kanë ende të qartë rëndësinë e situatës.
Në teori, lojtarët tanë mund të stërviteshin në qendrën tonë sportive në grupe prej pesë vetësh. Me intervale, ligji bavarez na jep të drejtë ”.
