Sindikata: ‘Ndalni seancat për 2 javë’


Sot lufta kryesore për shëndetin dhe jetën. Më pas vijnë të tjerat’

Sindikata e Futbollistëve Shqiptarë bën thirrje të ndalet çdo aktivitet seancë sportive në klube të cdo niveli. Drejtuesit mendojnë se kanë marrë sinjale se disa skuadra mund të dalin në terren por me COVID-19 në çdo territor, bën apel për karantinë dyjavore. I kërkon FSHF-së të ndjekë dhe kontrollojë skuadrat…

Postimi:

SFPSH, në emër të gjithë futbollisteve profesionistë shqiptarë dhe familjeve të tyre, dëshiron tu shprehë një falënderim të madh heronjve të ditëve të sotme, shërbimit shëndetësor shqiptar (mjekë, infermierë,farmacistë e kujtdo tjetër, që po kontribuon për të kaluar këtë situatë). Sigurisht që sakrifica e Shërbimit Shëndetësor nuk do të kishte asnjë vlerë, nëse edhe ne nuk do të japim kontributin tonë, duke zbatuar të gjithë masat e vendosura nga qeveria shqiptare.

Por nisur nga disa njoftime që kemi marrë nga futbollistet, se po ju kërkohet që gjatë kësaj kohe të dalin në stërvitje me ekipet, ju bëjmë thirrje klubeve të futbollit që të respektojnë masat e vendosura nga qeveria për vetëkarantinimin 2-javor. Gjithashtu i kërkojmë FSHF që të mbikëqyri këtë situatë dhe të ndalojë klubet e futbollit që të grumbullojnë futbollistet dhe të kryejnë stërvitjet ditore. Duke besuar në mirëkuptimin e të gjithëve ju kujtojmë se: Sot lufta kryesore edhe për jetën dhe shëndetin. Më pas vijnë të tjerat”-shkruan Sindikata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!