‘Euro 2020’ drejt ‘Euro 2021’

Brenda disa orësh, nga UEFA, pritet të vijë njoftimi zyrtar për shtyrjen e evropianit për në 2021. Një zgjedhje e detyrueshme, për t’i dhënë mundësi kampionateve të përfundojnë sezonin.

Kjo është hipoteza për të cilën është folur me insistim të madh në ditët e fundit ndërsa në orët e ardhshme, duke evituar çdo befasi, do mund të bëhet realitet. ‘Euro 2020’ do të luhet në vitin 2021.

‘Corriere dello Sport’, në fakt nuk ka më dyshime se ‘Euro 2020’ do të spostohet në ‘Euro 2021’. Të gjitha palët, kanë gjetur një marrëveshje politike dhe tani vetëm pritet që çështja të zyrtarizohet.

Gjatë javëve të fundit ka pasur një opsion për ta zhvendosur kampionatin europian mes të nëntorit dhe dhjetorit 2020, por kjo tezë u rrëzua shpejt nga Federata Angleze për efekt të kalendarit të Premier League.

E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe për Copa America. Edhe për Botërorin e klubeve, UEFA do rakordojë me FIFA-n.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!