Junajtid plane për dy yje, Sançez jashtë…

Aleks Sançez, Pol Pogba dhe Xhesi Lingard janë tre lojtarët të destinuar për t’i thënë lamtumirën Mançester Junajtid verën e ardhshme. Anglezët e Junajtid kanë piketuar Sançon e Dortmundit dhe Grealish të Aston Vilës.

E raporton ‘Express’, e cila shpjegon se si sulmuesi kilian huazuar këtë sezon te Interi nuk është pjesë e planeve të ‘Djajve të Kuq’.

Sipas planeve të mirëmenduara nga Solskjaer, shitja e kilianit, do të lejonte klubin të ketë likuiditete të reja për të investuar në treg.

Një plan i hartuar nga vetë menaxheri Ole Gunar Solskjaer, i cili do të përpiqet të rindërtojë skuadrën e tij të re. Natyrisht duke llogaritur shitjet dhe blerjet e mundshme të Sanço dhe Grealish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!