Van Dajk: ‘Titullin e duam për tifozët…’

Kampionati i ndërprerë dhe lojtarët që më së shumëti janë pranë banesave të tyre. Nga Holanda, Van Dajk e quan zhgënjyese nëse Premier League do të luhej pa tifozë deri në fund. “Presim titullin dhe ai pa praninë e tifozëve,do të ishte zhgënjyes’

Duke folur për mediat holandeze mbrojtësi Virxhil van Dajk pranoi se do të zhgënjehej nëse pandemia e koronavirusit do të ndalonte tifozët e Liverpulit që të festonin fitoren e titullit të tyre pas 30 vjetësh:

Nëse do ta fitonim atë në një stadium të zbrazët dhe tifozët nuk do të ishin atje, unë do të isha vërtet i zhgënjyer. Nëse nuk ka tifozë në Anfield, do të jetë një goditje e vërtetë. Askush nuk dëshiron të luajë pa tifozët.

Derisa të merret një vendim se si do vazhdojmë, thjesht duhet të përballemi me këtë moment. Por kur të rifillojmë, do të sjellim titullin për tifozët tanë, “i tha ai mediave holandeze

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!