Kampionatet elitare, ‘letër’ UEFA-s
Këtë mëngjes ligat kryesore të futbollit evropian, me Serinë A në krye, po i kërkojnë UEFA-s që të shtyjë Kampionatin Evropian të parashikuar këtë verë, për në vitin 2021.
Futbolli italian i Seria A, së bashku me Premier League, La Liga, Ligue 1 dhe Budesliga, do të takohen me videokonferencë për të kërkuar shtyrjen apo edhe, siç u përmend paraprakisht nga nismëtarët, shtyrjen e kompeticonëve për Kombëtaret.
E gjitha me qëllimin për të dhënë të gjithë mundësinë për të përfunduar kampionatet përkatëse kombëtare.
Ndërkaq është zyrtare. Ndeshja e Nations League (gjysmëfinale) mes Bosnjë&Hercegovinës dhe Irlandës së Veriut, do të luhet më 26 mars pa tifozë. E konfirmon vetë Federta boshnjake…