Shuhen dilemat ‘Euro 2020’ sipas planit

UEFA në një prononcim zyrtar ka zbardhur njëherë e mirë dilemat për vendet e zhvillimit të fazës finale të kampioniti Europian 2020.

UEFA thotë se përpjekjet janë të tilla për të realizuar turneun në 12 qytete dhe me tifozë në stadium.

Në Komunikatë thuhet se Euro 2020′ do të luhet sipas parashikimit dhe formatit të vendosur në fillim. Pavarësisht ecurisë së pandemisë Koronavirus. Gjithësesi, për momentin nuk ka asnjë plan për ndryshimin e vendit pritës të eventit.

“UEFA synon të zhvillojë Euro 2020 sipas formatit dhe në vendet e konfirmuara në fillim të këtij viti dhe po punon për organizimin e kompeticionit me autoritetet e qyteteve pritëse. Shpejt do të bëjmë të ditur nëse për ndeshjet e qershorit dhe të korrikut do të ketë kufizime për tifozët ose nëse ato so të zhvillohen rregullisht”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!