Uellsi, triumfi e dërgon në Europian

● Në ndeshjen Uells-Hungari, në lojë tri skuadra për një biletë. Ramsei, heroi i Kardifit me dy gola. Finalistja e 20-të. Goleadë nga Belgjika, Gjermania dhe Holanda.
Çfarë goli Levandovski për avantazhin provizor në startin e pjesës së dytë të Polonisë ndaj Sllovenisë. Kryeveper me një aksion personal duke evituar shumë mbrojtës dhe më pas shënuar në gjysmë lartësi.
Magjik Gnabri te Gjermania me tri gola personalë në fitorën tenistike ndaj Irlandës së Veriut 6-1.
Për të kaluar te fitorja e Maqedonisë së Veriut ndaj Izraelit apo magjia e Belgjikës me goleadë ndaj Qipros. Te Holandë- Estoni, spektakli është i njejtë, gola pafund të skuadrës së Kuman plot 5.
Por ndeshja e mbrëmjes ajo mes Uellsit dhe Hungarisë, teksa bëhëj fjalë për një biltetë kualifikimi, i shkoi skuadrës së Rajan Gigs.
Heroi i vërtetë i Uelllsit në takimin e Kardifit, ishte lojtari i Juves Aron Ramsei i cili në të 15-tën dhe 47-tën shënoi golat kualifikues. Edhe Bejl përformoi mjaft mirë por gjurmët e Ramseit, u ndjenë më shumë te tifozët e shumtë vendas.
Rezultatet teknike të ditës:
Belgjikë – Qipro 6-1,Gjermani – Irlanda e Veriut 6-1, Letoni – Austri 1-0, Holandë – Estoni 5-0, Maqedonia e Veriut- Izrael 1-0, Poloni – Sllovenia 3-2, San Marino – Rusi 0-5, Skoci – Kazakistan 3-1, Sllovaki – Azerbaijxhan 2-0 dhe Uells – Hungari 2-0.
🗣 "This is the position we wanted to be in, challenging to qualify. We just took it in our stride and got the vital win to get us through."
— Sky Sports Football (@SkyFootball) November 19, 2019
Gareth Bale and Aaron Ramsey discuss Wales' qualification for Euro 2020 after the 2-0 win over Hungary
More: https://t.co/kKY8MK4K2s pic.twitter.com/i4bxGg9K9z