Kaos te Milani, Boban “bye, bye”…

Situatë kaotike te Milani. Zvonimir Boban dhe Paolo Maldini, sot kanë qenë në Milanelo për të takuar lojtarët e Milanit dhe për t’u shpjeguar atyre gjithë situatën që ka lindur në orët e fundit me Ivan Gazidis.
Drejtori i përgjithshëm i kuqezinjve, pas konflikteve dhe pikëpamjeve të ndryshme. i ka ndërprerë marrëdhëniet me kroatin Boban, ndërkohë që e ardhmja e Maldini te Milani duket se është shumë e rrezikuar.
Ndërkohë, zëra pranë kampit milanist përflasin, se drejtori Ivan Gazidis ka si synim që pranë klubit kuqezi të përfshijë një emër të madh të trajningut si Fabio Kapelo, i cili i pyetur nga media italiane ka deklaruar se nuk ka asnjë kontakt me drejtuesit e Milanelos.
Nesër, Milani do të përballet me Juventusin për gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Italisë, pas së cilës me shumë gjasa, edhe trajneri Stefano Pioli pritet të japë dorëheqjen për shkak se ndihet i fyer nga situata e krijuar në klubin kuqezi.