Kaljari fton Zengën për stolin kuqeblu…
Ish-portieri i famshëm italian i Interit dhe kombëtares ‘axure’ Valter Zenga tashmë prej vitesh teknik futbolli, gati të marrë timonin e Kaljarit në Seria A.
59 vjeçari teksa më së shumti ka trajnuar në nivele të’dyta’, do ta ketë aventurën e dytë të një skuadre të Seria A. Më herët, ka drejtuar Sampdorian.
‘Siç ishte parashikuar mbrëmjen e vonë të djeshme, presidenti i Kaljarit Tomazo Xhulini zgjodhi Valter Zengen në vend të Rolando Maran i cili thuajse është i shkarkuar.
Presidenti kuqeblu, konfirmoi edhe praninë e Maks Kanzin, trajnerit aktual të ‘Primavera’ si zëvendës i ish-portierit’-raportojnë mediat italiane.
Kjo lëvizje e klubit italian vjen pas 11 rezultatëve jo pozitive dhe tri humbjeve radhazi të Kaljarit në Seria A.