Kreu i Sindikatave: “Të shtyhet ‘Euro 2020’

Uefa do të duhet të marrë në konsideratë idenë e shtyrjes së Euro 2020 për t’i dhënë më shumë kohë kampionateve. Koronavirusi nuk është vetëm një problem italian dhe në horizont ai po zgjerohet“.

Damiano Tomazi, ish- mesfushori i kombëtares italiane dhe i Romës, ndërsa aktualisht drejton sindikatën italiane të futbollit, lëshon alarmin dhe nuk e fsheh frikën se Koronavirusi po prek edhe lojtarët.

Sportet e tjera – shpjegon ai për ANSA – kanë vendosur të mos zbresin në fushë. Por futbolli jo, nuk ka hapësirë ​​dhe kohë. U vendos të luhej, për arsye të tjera, me dyer të mbyllura.

Ekziston një rrezik për lojtarët, pasi duhet të marrim të gjitha masat paraprake për sigurinë në fushë. Distanca prej një metër larg, nuk mund të respektohet.

Të merren të gjitha masat për të siguruar sigurinë në stadium, përfshirë dhe stafin, për të minimizuar atë rrezik.”-ndër të tjera Tomazi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!