Shkëndija pa tifozë, Renova pret Shkupin…

Ndeshja e parë në Tetovë për vitin 2020 për Shkëndijën e teknikut Ernest Gjoka. Takimi i sotëm me Akademija Gj.P pa tifozë. Në klub janë të bidur se pas një fitorjeje dhe një barazimi në transfertë, skuadra do të kthehet te suksesi shtëpiak.

Sakaq, Gjoka ka disa probleme me lojtarë të caktuar. Kështu mbrojtësi Çeshmexhiev ka plotësuar numrin e katonëve. Radeski dhe Fazli, me të parin që mbetet jashtë, ndërsa i dyti ka realisht mundësi aktivizimi.

Në dyshim dhe Mevlan Murati, i cili në seancën e fundit stërvitore ndjeu dhimbje në kofshë dhe aktivizimi i tij ndaj Akademija Gj.P, do të varet nga vlerësimi i stafit mjekësor disa orë para startit.

Kthehet në skuadër Valon Ahmedi që humbi sfidën me Sileksin si pasojë e një shqetësimi të vogël fizik.

Ndërkaq, për javen e 21-të në LPFMV, përveç Shkëndija- Akademija Gj.P, do të luajnë sot edhe Akademija Pandev- Borec dhe dueli shqiptar Shkupi-Renova. Të tria sfidat, nisin sot në orën 14:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!