UEFA: Koronavirus? “Luajmë pa makthe…’

Nuk ka asnjë ankth nga UEFA për çështjen e koronavirus.” Këtë frazë tha për ANSA Xhorxho Marketi, ndihmës sekretari i përgjithshëm i konfederatës evropiane të futbollit, pas shortit të Europa League, që u zhvillua në Nyon në orët e para të pasdites.

Zyrtari i UEFA-s, pasi zhvilloi shortin, pranoi të flasë shkurt për temën e koronavirusit. “UEFA po e ndjek situatën nga afër dhe vazhdimisht. Tani për tani, të gjitha garat po ecin ashtu siç ishte planifikuar. Nuk ka asnjë ankth nga ana jonë,” tha zyrtari.

Nga ana e saj, zyra e shtypit e UEFA-s, nxori ​​një deklaratë në të cilën thotë: “UEFA e ka marrë shumë seriozisht situatën e koronavirusit. Ne duam të sigurojmë shëndetin e të gjithë pjesëmarrësve në garat tona: lojtarët, tifozët dhe menaxherët . ”

Për ta arritur këtë, UEFA shpjegon se është “në kontakt me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe autoritetet kombëtare. Ne vazhdimisht jemi duke ndjekur”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!