UEFA drejt Holandës, kongresi i ‘pezullimit të Euro 2020…’

UEFA raportohet se do të zhvillojë bisedime urgjente këtë javë lidhur me shqetësimet e shpërthimit të koronavirusit në Europë.

Situata me gripin vdekje prurës, mund të çojë në shtyrje apo anulime ndeshjesh në Ligën e Kampionëve në program deri te finajla. Por dhe të fazës finale të ‘Euro 2020’.

Organi drejtues i futbollit evropian kërkon bisedime me të 55 federatat anëtare në kongresin vjetor në Amsterdam.

Ndërkaq, kreu i UEFA-s Aleksander Ceferin, pritet të arrijë sot në Holandë përpara kongresit të së martës, me projekt-bisedimet e shtyrjes apo jo të këtyre eventëve të mëdha të futbollit.

Sidoqoftë, play-offet e këtij muaji, që përfshijnë Skocinë, Irlandën e Veriut dhe Republikën e Irlandës, por dhe shtete të tjera, janë në dyshim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!