Kukësi bën ‘shaka’ me stolin…

Mungesë serioziteti te klubi i Kukësit. Fillimisht në një postim në faqen zyrtare të klubit në ‘Facebook’, u deklarua se prezantimi trajnerit të ri, do të kryhet sot në orn 16:00.

Pak çaste më parë, klubi del sërish me një njoftim të ri. Si duket, diçka nuk ka shkuar mirë me Skënder Gegën me trajnerin që brenda klubit burime thanë se ka rënë dakort për të qenë trajneri i ri i Kukësit.

Drejtuesit ia kanë lënë përkohësisht në dorë drejtimin e skuadrës një njohje të vjetër si Rrahman Hallaçi.

Postimi:

Konferenca e prezantimit të trajnerit nuk do të zhvillohet ditën e sotme! Nesër ekipi do të dalë në stërvitje dhe trajner i përkohshëm do të jetë ish-kapiteni Rrahman Hallaçi, që rikthehet te Kukësi pas një aventure të suksesshme si futbollist. Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet në një moment të dytë për të cilin do të ketë njoftim! Faleminderit!” -shkruan së fundi Kukësi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!