Gega prapakthehu, Kukësi është i Orges Shehit

Oregs Shehi trajner i Kukësit. Këtë radhë presidenti i Nderit te Kukësi, Safet Gjici në një ekskluzive per Top Channel, deklaron se ka vendosur durrsakun Orges Shehi si pasuesin e Duros.

Gjici tha se vlerëson Shkëmbin e Gegën por i ka besuar ish-trajnerit të Skënderbeut.

Kësisoji, pas kakofonisë së lajmëve herë me Gegën e herë me Hallaçin, duket se verilindorët kanë qetësuar ambientin e tyre por dhe ata që kërkojnë të informohen me vërtetësi e në kohë.

Në pritje të kthimit të Shehit nga Spanja, prezantimi nesër paradite në ambientet e ‘Air Albania Stadium’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!