Kukësi në ‘karantinë’, Gjici llogari futbollistëve

Presidenti i nderit të Kukësit Safet Gjici, i pranishëm në ‘Niko Dovana’ u pa i shpërfytyruar teksa pa që skuadra e tij të pësonte atë gol të Kallakut në kohën shtesë.

Por të njëjtën fizionomi Gjici e shfaqi edhe në pushimin mes dy pjesëve duke thënë se ‘çfar t’ju bejmë këtyre. Nuk janë askund’.

Verdikti teknik Teuta-Kukësi 2-2, ka bërë që klubi të ndalet e të deklarojë shkarkimin e trajnerit Shpëtim Duro.

Nuk janë mjaftuar me aq, pasi mësohet se Gjici dhe drejtues të tjerë të klubit verilindor, kanë provokuar një mbledhje urgjente me stafin dhe futbollistët. Llogari një për një.

Kukësi tenton të dalë shpejt nga kriza. Me nerva të sosur, Gjici duket se do kërkojë edhe ndonjë sygjerim nga vetë aktorët e fushës. Mbledhja vijon…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!