Teuta stërvitet paradite, Kuro mungesë e vetme…

Ai gol i Kallakut në të 90+5, i dha një pikë të rëndësishme Teutës në sfidën ndaj Kukësit të shtunën.

Takimi i shoqëruar me spektaklin në fushë, kontestimet për penalltitë e kryesisht për atë të miqëve, duket se janë lënë pas dhe durrsakët kanë nisur stervitjen intensive në sherbim të takimit të radhës me Partizanin.

Sot, Martini, i ushtroi të tijtë në një seancë të vetme. Ndryshe nga ditët e tjera, seanca është zhvilluar paradite ndërkohë që sipas zyrës për shtyp të Teutës, nesër grupi do të jetë i impenjuar pasdite.

Teuta kërkon me ngulm të jetë në kërkim të një bilete europiane teksa ndaj Partizanit në ‘Selman Stëmasi’, pritet të luhet në front të gjërë për pikë.

Përjashto Aleksandër Kuron e pezulluar prej kartonëve, të tjerët janë në dispozicion. Stafi teknik me gjasë do të vendosë nesër për zgjiedhjet ndaj te kuqëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!