Shkarkohet Duro, Kukësi njofton…

Barazimi i sotëm me Teutën (2-2) pas asaj humbjeje javën e kaluar me Tiranën, i kushtojnë Shpëtim Duros vendin e punës. Kukësi është larguar nga kreu dhe presidenca nuk ka pritur gjatë teksa ka hedhur mbi tavolinë shkarkimin e 60 vjeçarit.

Njoftimi i klubit:

Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Klubi ka vendosur të shkarkojë teknikun për shkak të mungesës së rezultateve.

Fillimi jo i mirë i fazës së tretë dhe sidomos ndeshjet ndaj Bylisit, Tiranës dhe së fundmi ndaj Teutës, ka bërë që Duro të shkarkohet!

Pas 24 javësh kampionat, Kukësi renditet në vendin e dytë me 4 pikë larg kreut! Klubi falënderon Duron për gjithçka ka bërë te Kukësi dhe i uron suksese në të ardhmen!“-njofton Klubi i Kukësit në zyrtare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!