Gulit dhe Rajkard, në rrugët e Amsterdamit

Sheshi “Balboa” në Amsterdam është i njohur, sepse të famshmit Rud Gulit dhe Frenk Rajkard, kanë hedhur këtu hapat e parë të futbollit. Javën e ardhshme, në këtë shesh do të përurohet edhe një fushë futbolli, e ndërtuar nga fondacioni “Johan Kryjf”, ku fëmijët dhe adoleshentët do të mund të luajnë futboll falas, pa pagesë.

Emri i fushës? Fondacioni ka vendosur që këtë terren sportiv ta emërtojë me emrat e dy futbollistëve të famshëm holandezë, “Frenk Rajkard & Rud Gulit”, të cilët banonin në këtë lagje dhe synojnë të festojnë, hapat e tyre të parë në fushë në sheshin Merktorburt.

Sipas organizatorëve, kjo pikënisje ishte thelbësore për karrierën e tyre, në të cilën ata fituan Kampionatin Europian më 1988-tën së bashku dhe festuan triumfet e shkëlqyera me Milanin.

Fondacioni “Johan Kryjf” ka ndërtuar mbi 250 terrene dhe fusha futbolli të përhapura në 20 vende të botës. Ato janë vende të sigurta takimi, ku fëmijët mund të mësojnë për rëndësinë e të qenit së bashku, të bëhen miq, të zbulojmë talentin e tyre dhe të provojnë se çfarë do të thotë të fitosh apo dhe të pranosh humbjen.

Këtu, nuk përjashtohen edhe përfitimet në zhvillimet në nivelin fizik dhe mendor të brezit të ri që ushtrohet në këto mjedise sportive, të fondacionit me emrin e legjendës së futbollit botëror, Johan Kryjf.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!