Suta: ‘Nuk tërhiqemi, ngjitemi në fund…’

Tashmë edhe Kategoria e Dytë është futur në zonën e llogarive…

Kavajasit e Luzit, iu afruan shumë ngjitjes sezon e shkuar. Nuk arritën objektivin por nuk u dorëzuan.

“Edicionin e kaluar u eleminuam në pfay-off, por këtë radhë synojmë me çdo kusht vendin e parë për të qënë bileta e parë që të dërgon një kategori më lart”- shprehej Anxhelo Suta trajneri i skuadrës së presidentit Albert Lusha muaj më parë. 

Sot, janë të dytët pasi komandën e ka marrë Vora. Në Luz të Vogël besojnë se Vora do ndalet. Ishin pikërisht vorakët ata që i shkaktuan humbjen e parë ekipit të Sutës.

Do luftojmë deri në fund për të kapur vendin e parë edhe pse ‘play-offi’ figuron një mundësi. E kam skuadrën në gjendje optimale. uroj që nesër të fitojme e të marrim ndonjë lajm të mirë nga dueli PartizaniB -Vora. Por ne do vijojmë të besojmë se do ja dalim’- tha 33 vjeçari Suta.

Partizani B të shtunën, do të presë Vorën, kryesuesen e Grupit A në Kategori të Dytë ndërsa Luzi 2008- Vllazninë B. Te Grupi B, Maliqi kryesues udheton në Kuçovë, ndërkohë që Tomori (një ndeshje më pak) ka shtëpiaken me Këlcyrën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!