Siti “luftë” UEFA-s, CAS i hap “derën”…

Pak ditë më pare, UEFA dënoi skuadrën angleze të Mançester Siti me dy vite përjashtim nga të gjitha kompeticionet europiane, si dhe me një gjobë prej 30 milionë eurosh, me akuzën për mungesë të “fair-play”-t financiar.

Drejtuesit e klubit britanik nxituan të deklarojnë, se do ta apelonin vendimin e UEFA që i penalizonte ata, duke pretenduar se kanë fakte dhe argumente, të cilat do t’i paraqesin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, që mund t’i çlirojë nga akuzat e UEFA-s.

Sot, britanikët e kanë kryer këtë procedurë, duke i hapur kësisoj “luftë” institucionit të futbollit europian. Nga ana e saj, CAS, nëpërmjet një deklerate njofton, se e ka pranuar për ta shqyrtuar kërkesën e Sitit, por pa përcaktuar kohën dhe se kur do të mblidhet për ta shqyrtuar ankimimin.

UEFA nisi një hetim kundër Mançester Sitit, pasi gazeta gjermane “Der Spiegel” publikoi disa dokumente të dala në nëntor 2018, duke pretenduar se Siti kishte fryrë vlerën e një marrëveshje sponsorizimi, duke mashtruar organin drejtues të futbollit europian.

Britanikët pretendojnë, se janë “fair play” në aspektin financiar, dhe masat ndëshkimore të UEFA-s ndaj tyre janë të padrejta e tendencioze. Pritet fjala e CAS-it…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!