Europa, zbret Edi Rejan në Shqipëri…

Sot në mesditë, në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit mbërritur trajneri i kombëtares kuqezi Edi Reja. Arsyeja e kësaj “ardhjeje” të beftë të italianit, janë ndeshjet e kupave të Europës.
Burime pranë FSHF-së bëjnë me dije, se trajneri i kuqezinjve Edi Reja, i shoqëruar nga ndihmësit e tij shqiptarë, Ervin Bulku dhe Hamdi Salihi, nesër do të jetë i pranishëm në stadiumin “Selman Stërmasi” për të ndjekur ndeshjen Partizani-Karabak, të vlefshme për Championas League.
Trajneri italian i Kombëtares, ka dëshiruar t’i ndjekë nga afër dhe drejtëpërdrejtë kampionët e Shqipërisë, në përballjen e tyre te vështirë ndaj azerëve.
Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar, me shumë gjasa, trajneri Edi Reja bashkë me “ekipin” e tij, të enjten në orën 17:30, do të jetë edhe në stadium e bardhezinjve kurbinas për ndeshjen Laçi-Hapoel Ber Sheva, e vlefshme për Europa League.