Ngec Apolonia, zgjohet Elbasani…
Tani nuk ka më ‘shaka’. Grupi B i Kategorisë së Parë duket se ka hyrë në terrenin e vështirësisë me koeficent të lartë. Përkundër parashikimëve, nuk ia del Apolonia në shtëpi me Devollin duke barazuar 1-1, e humbur mundësinë e vetëkryesimit.
Pogradeci e kap në majë teksa kalon Besën (0-2) në Peqin dhe të dyja skuadrat bashkryesojnë me nga 36 pikë.
Jo të qetë, pasi ndjejnë nga pas Lushnjën që barazoi në ‘Nexhip Trungu’ me Turbinën pa gola.
Shënkolli në krizë totale. E mund në shtëpi Oriku mik me një gol të vetëm duke ia ndërlikuar seriozisht qëndrimin në kategori.
Fitore shpresuese për Elbasanin. Verdheblutë fitojnë 0-1 në Fushë-Krujë me Ilirinë vendase.
Shifrat teknikë të ditës Grupi B:
Apolonia-Devolli 1-1
Shënkolli-Oriku 0-1
Iliria-Elbasani 0-1
Turbina-Lushnja 0-0
Besa-Pogradeci 0-2