Apolonia për vazhdimësinë, Besa shansi i fundit…

Kategoria e Parë me takimet e Grupit B, mban gjallë aktivitetet futbollistike të ditës së sotme.

Kështu Apolonia e vendit të parë, do të presë në ‘Loni Papuçiu’, Devollin e vendit të 6-të. Skuadra e Artan Mergjyshit, po kalon formë të shkëlqyer sportive dhe sot në shtëpi, pritet të tregojë ambicjet dhe dëshirën për të ruajtur kryesimin.

Interesant takimi i Shënkollit me Orikumin. Vendasit janë disi keq në renditje ndaj sfida me miqtë nga Vlora, mund të vendosë shumë në objektivat sezonalë.

Sikundër edhe përballja Iliria e Fushë-Krujës me Elbasanin. Shanset e miqëve për të evituar fundin, kalojnë pikërisht nga dueli me ekipin e Salës.

Të ndezura takimet Turbina- Lushnja dhe Besa- Pogradeci. Tri nga këto ekipe, Lushnja, Pogradeci dhe Besa,janë në ndjekje të Apolonisë kryesuese.

Të gjitha takimet e javës së 17-të, nisin në orën 14.00.

Apolonia- Devolli

Shënkolli- Orikumi

Iliria-Elbasani

Turbina-Lushnja

Besa- Pogradeci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!