Magani lajmëron dorëheqjen
Besa e Kavajës, kjo skuadër me histori të madhe në futboll, duket se do të mbetet sërish jashtë objektivit për tu ngjitur këtë edicion në Kategorinë Superiore.
Humbja e sotme në Peqin me Pogradecin 0-2, ka sfumuar mundësinë për të qëndruar te zona e pretendentëve kryesore të Grupit B.
Oshilacionet e shumta në rezultate, mungesa e stadiumit, apo probleme të karakterit financiar, dënimet e shpeshta nga Disiplina, nuk kanë ndihmuar.
Për pasojë, Besa, përndiqet nga verdikti i sakrificës për të mbyllur në zonën ‘play-off’. Por pikësrisht sot, teksa skuadra është mundur, ka ardhur deklarata e fortë e trajnerit Gugash Magani.
‘Pas kësaj ndeshjeje do të rishoh pozicionin tim‘– ka thënë tekniku peqinas pas sfidës me liqenorët.
Tekniku e drejton për herë të tretë Besën. Angazhimi i fundit, nga mesi i sezonit të shkuar. Magani flet…pak.