Bonolis: ‘Interi detyrim titullin’

Pas Amadeus, një tjetër personalitet i madh i ekranëve Italiane ka ndjekur në ‘San Siro’ derbin Inter- Milan (4-2).

Prezantuesi dhe moderatori i njohur italian Paolo Bonolis, një tifoz i njohur zikaltër, flet për shanset e skuadrave të Serisë A për titullin kampion.

Do të jetë një garë me tre drejtime deri në fund. Le të shpresojmë që kasta e gjyqtarëve të sillet mirë në situatat që do të paraqiten

Paolo Bonolis, në mikrofonët e ‘Palla al centro’ të ‘Radio 1 Sport’ ka thënë qartë: ‘Intrei tani ka detyrën të luftojë për titull.’ 

“Do të jenë tri skuadra Inter, Juventus por dhe Lacio. Lacialët ndonëse nuk e kanë atë forcën e dy të parave, janë duke zhvilluar një kampionat të madh’- tha gazetari dhe moderatori i njohur.

Në fund Bonolis, shton diçka edhe për sistemin VAR. Ai e sheh me skepticizëm funksionimin e teknologjisë dhe marrëdhënjet mes gjytarëve në fushë dhe atyre në sallat e teknologjisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!