Drejtori i Parmës: ‘Zhervinjo nuk ikën…’

Drejtori sportiv i Parmës Daniele Faxhiano, në mikrofonët e’Sky’, thotë se skuadra e tij duhet trajtuar e barabartë me ekipet e tjera në Seria A.

Ai ndalet te rasti Zhervinjo pas tentativës për tu larguar e kthimit pas tri ditëve mungesë. Nuk harron të thotë se Parma nuk sheh lart por ndjek skuadrat poshtë. Prek edhe humbjen me Lacion që sipas klubit, pati anamoli në gjykim.

Zhervinjo?

Nuk është paqe. Ato janë mekanizma tregu që ekzistojnë dhe do të ekzistojnë gjithmonë. Është normale që ne nuk e donim këtë situatë por lojtari i kërkoi falje ekipit pasi mungoi në stërvitje për tre ditë.

Një sjellje si kjo nuk është e mirë sepse nëse të gjithë do ta bënin këtë të dielën askush nuk do të luante.

Pastaj varet nga mënyra se si do interpretohet nga trajneri. Ajo që mund t’ju siguroj është se ai nuk dëshironte të largohej “.

Parma-Lazio?

Unë nuk jam i zemëruar me askënd, gjyqtarët mund të bëjnë gabime. Protestat janë një mënyrë për të provuar që takimet të njëjtin ekuilibër. Ajo që më vjen keq është se duhet të ketë një masë të barabartë për të gjithë“- tha ndër të tjera drejtori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!