U përplas me Abidal, Mesi tremb Barçen
Ka fituar gjithçka me Barcelonën.Mbi trofetë skuadër, qëndron fakti që Lionel Mesi, ka koleksionuar si askush tjetër në historinë individuale, 6 ‘Topa të Artë’.
Së fundi, pas një përplasje në distancë me Abidal, argjentinasi mund ti thotë lamtumirë katalanasëve në fund të edicionit. Kjo ka zgjuar interesin e mjaft klubëve të mëdha ne Europë për të parë nga gjeniu i futbollit modern.
‘Pleshti’, ka një klauzolë në kontratë e cila parashikon një afat 30 ditor përpara skadencës për tu çliruar nga klubi. Gjithnjë nëse ai vendos të njoftojë klubin për tu larguar.
Një manovër e cila shkon në favor të klubëve që kanë bilance pozitive dhe mardhënje të mira me bankat. Të blesh Mesin, do të thotë të kesh në duar një ‘kompani shumëkombëshe’.
Në radhë për sherbimet e Leos, janë Siti, Junajtid, PSG, Inter. Barcelona ndjen rrezikun…