Kupa e Mbretit, Reali e Barcelona gati…

Historike: Mirandes në gjysmëfinale…

Reali dhe Barcelona sot në fushë për të siguruar biletën për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

Galaktikët do të presin në ‘Santiago Bernabeu’ baskët e Real Sociedad (ora 19:00) ndërsa Barcelona, do jetë mysafire e një tjetre baske si Atletik Bilbao.

Katalanasit me një krizë të brendshme institucionale, pritet ta kenë disi më të vështirë kualifikimin. Çështja e re Mesi- Abidal, edhe pse minimale, ka përshtjelluar disi situatën te blaugranët. Kjo sfidë nis në orën 21:00.

Sakaq, kanë siguruar biletën e gjysmëfinales Granada dhe Mirandës e ‘Secunda Division’. Të martën, Granada mundi Valencian 2-1, teksa mbrëmë Mirandës në mënyrë surprizë, mposhti Vijarealin 4-2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!