Abumejang në shënjestër të Barcelonës

Sipas ‘The Sun’, Barcelona ka nisur me ngulm interesimin për sulmuesin e Arsenalit Abumejang.

Dëmtimi i Suarez dhe pamundësia për të patur një zgjidhje efikase, i ka shtyrë katalanasit të shohin në tregun e ishullit.

Dhe sulmuesi nga Gaboni dikur pjesë e Borusias së Dortmundit, konsiderohet si mjaft i dobishëm.

Në këtë mënyrë, duket se Rei Manaj do të mbetet te Barcelona B. Lushnjari shpresonte për një debutim endrrash te skuadra e parë por kërkesa për sulmuesin aktual të Arsenalit, duket se privon mundësinë.

Mbetet për tu parë nëse ky operacion do shtyhet për në verë….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!