Eleminohet Reali, Kupa bëhët ‘makth’

Bie dhe Real Madrid nga vazhdimësia për në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. Real Sociedad, fiton në Madrid 3-4 ndërsa përpos kualifikimit ndaj Realit, afirmon një talent të ri, suedezin Isak.

Më herët një ish si Odegard, shënoi në portën e vendasëve ndërsa më pas është Aleksandër Isak që realizon 2 gola personalë dhe jep asistin e golit të 4 të baskëve të Sociedadit.

Në anën tjetër, Reali i shastisur ndërsa shifrat vajten 0-3, godet me Marselon. Në fund, Zidan pasi ka bërë lëmsh formacionin e këtij takimi, është me fat teksa skuadra ia del për të evituar turpin.

Reali ngushton diferencën me një gol, por shifrat mbyllen në favor të Real Sociedadit 3-4.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!