Reali kalon me ‘poker’, derbi bask i shkon Sociedadit

‘La Liga’ për këtë javë të 23-të, pa në fushë duelin bask mes Sociedad dhe Atletik Bilbaos.

Dy skuadrat e kuaifikuara në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit, dhuruan spektakël e gola. Në fund ishte Real Sociedad ai që festoi duke fituar me shifrat 2-1.

Ndeshje pozitive e dhe për Espanjolin që mundi në betejen për t’ju larguar fundit Majorkën. Ndeshja u vendos nga një gol i vetëm i Raul de Tomas në të 58-tën.

Ndërkaq, Reali i Madridit shfryn ndaj Osasunës në Pamplona. Unai garcia kaloi përpara baskët e Osasunës kur ishin luajtur vetëm 14 minuta lojë. Më pas nisi furtuna e Realit i cili me Iskon në të 33-të dhe Serxhio Ramos në të 38-të përmbysën që në fraksion të parë.

E dyta u luajt nën diktatin madrilen të cilët gjetën të 4-tin me Lukas vaskez 8 minuta nga fundi. Një gol fantastik shënoi në shtesë edhe Luka Joviç teksa me një goditje fluturimthi e uli topin pohstë traut të portierit Herrera për 1-4.

Barcelona luajti në Sevilje me Betisin vendas duke fituar 2-3. Selta Vigo fitoi me Seviljen 2-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!