Elmas në lot, goli i parë me Napolin…

Seria A: Samdoria- Napoli 2-4

Elif Elmas shënon golin e tij të parë të Napolit. Shqiptari nga Maqedonia e Veriut, ndoqi një top të ardhur nga këndi dhe te shtylla e dytë me një goditje të beftë gjeti golin e radhës për formacionin e Gatuzos.

Elmas i jep fund pritjes për golin e tij të parë ndërsa pas shënimit, ai shpërtheu në lot gëzimi.

Mesfushori 20 vjeçar Elmas, iu bashkua verën e kaluar napolit. Ai vjen nga Fenerbahçe teksa luajti për afro tri edicione në Superligën turke.

Ndërkaq, në takimin Samdoria- Napoli 2-3, në radhët e skuadrës fituese ishte edhe shkodrani Elseid Hysaj. Më herët shënoi Milik për Napolin në minutën e 3-të.

Samp shkurtoi diferencën me Kualiarelën në të 26-tën. Për ta barazuar takimin në të 73-tën me Gabiadini me penallti. 7 minuta nga fundi (73′) Deme, kaloi sërish Napolin përpara. Në kohën shtesë Hysaj nis një top në thellsi dhe Mertens gjën edhe të katërtin për shifrat finale 2-4

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!