Mazarri drejt shkarkimit, kandidat Longo…

Valter Mazarri, virtualisht nuk është më trajner i Torinos. Pritet vetëm që klubi granada të publikojë zyrtarizimin e shkarkimit të tij.

Pas eliminimit nga Kupa e Italisë prej Milanit, shpartallimit 7-0 brenda në shtëpi nga Atalanta, humbja 4-0 ndaj Leçes të dielën, e mbushi “kupën”.

Madje në median italiane përflitet, sikur presidenti Urbano Kairo, pankinën torineze do të t’ia besojë teknikut Morena Longo, i cili ka fituar konkurrencën e ish-trajnerin e kombëtares kuqezi, Xhani De Biazi.

Longo më herët ka drejtuar ekipin e primaverës në klubin granada, kësisoj përzgjedhja është bërë brenda familjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!