Ronaldo sot quhet… CR35

Kristiano Ronaldo sot mbushi 35 vjeç. 5 herë fituesi i ‘Topit të Artë’, me 6 edicione te Junajtid dhe 9-të te Real Madrid, kaloi edicionin e kaluar te Juventus.

Praktikisht ka fituar të gjithë trofetë e mundëshëm në glob. Hiq titullin kampion bote me Portugalinë, të tjerat i ka njohur së paku 1 herë.

Pas Europianit të 2016-ës fitoi edhe Ligën e Kombëve, ndërsa Champions League e ka fituar 5 herë me Mançester Junajtid dhe Real Madrid. 2 ‘La Liga’, 3 ‘Premier Ligë’, 1 ‘Seria A’, të tjerë trofe të niveleve të larta. Shoqëruar me mbi 700 gola.

Sot Juventus i ka bërë një festë interesante duke e shoqëruar me një video. Spikat për herë të parë ndërsa e zakonshmja CR7, të zëvëndësohet me CR35. Së paku për një ditë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!