Pas Kamberit edhe Haxhi te Rejnxhers…

Stiven Xherard, ikona e dikurshme Liverpulit godet 2 herë me 2 talente për
Rejnxhërsin e tij në Skoci.

Fillimisht shqiptarin e klasit të lartë Florian Kamberi nga Hibernian dhe më pas rumunin Ianis Haxhi.

Jam shumë i lumtur dhe i entuziazmuar. Që kur kam ardhur në Skoci, ka qenë një ëndërr për mua që të transferohem te Rejnxhërs. Ndodhi sot, ndaj jam një njeri shumë i lumtur”. -fjalë të lojtarit kuqezi Kamberi.

Ndërkaq, në momentet e fundit Rejnxhers ka afruar një tjetër talent të përmasave të mëdha. Këtë radhë bëhët fjalë për djalin e Rumunit të famshëm George Haxhit, Ianis Haxhi.

Talenti 21 vjeçar i lindur në Turqi, shkëlqeu gjatë verës së shkuar me përfaqësuesen e Rumanisë deri në 21 vjeç, ndërsa së fundi ishte pjesë e skuadrës së Genkut.

As babai im nuk ka folur kështu për mua (referohet Xherardit). Jam shumë i lumtur që do luaj për një klub aq të madh si Rejnxhers“-Haxhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!