Kampioni i trefishtë i botës në ‘Air Albania Stadium’


Kampionët i kërkojmë në ‘qiell’, ata janë mes nesh…

Nga:Isuf Myrtaj

I tillë ësht rasti i kampionit të botës Ismail Keta i pranishëm në ‘Air Albania Stadium’ për të ndjekur takimin Kukësi-Partizani (1-0). Tri herë kampioni i botës në ‘Kick Boks’i lindur në Bulqizë, prej vitesh ka dominuar skenat e ringut të sportit burrëror në botë.

Edhe pse në Gjermani, Ismail Keta me një brendësi shpirtërore si askush tjetër, mban gjithnjë pranë vetes simbolet e Kombit, flamurin Kombëtar dhe figurën e heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Nuk u ftua nga organizatorët me rastin e inagurimit ndaj Francës por kampioni, ndërsa sot stërvit Gjetan dhe Ferit Ketën dhe ka krijuar një fondacion bamirësie për fëmijë, as që e hap për diskutim temën. ‘Kalova rastësisht këtej dhe mora vesh se ka një ndeshje futbolli’- i bie ‘larg’ kampioni. Si për të mos shfaqur ndjesinë e të kundërtës së mirësisë…

Në interveistë për ‘Sporti im.al‘, Jonny Ismail Keta u ndal kryesisht te madhështia e impiantit dhe te arritjet shqiptare në sport.

Z. Keta, hera e dytë në ‘Air Albania Stadium?

Jo është hera e parë. Dëgjova nga miq të mi se kishte një ndeshje të rëndësishme dhe sapo zbrita në Rinas, vendosa të vij këtu. Diçka madhështore. Nuk jam pasionant futbolli por gëzohem kur sporti në përgjithësi, e futbolli ecin përpara.

Çdo të thotë për një kampion të trefishtë në ‘Kick Boks’, të ndjekë një sfidë futbolli?

“Sapo hyra në stadium më doli vetiu një ‘uau’. U ndjeva i surprizuar. Pastaj ndeshja ishte e fortë dhe më pëlqeu jashtëzakonisht shumë.”

Tifo për Kukësin ‘fqinj’ apo Partizanin e të gjithëve?

E thashë, nuk jam tifoz futbolli por pashë që Kukësi bëri një lojë më të fortë. Nga ana tjetër jemi rritur duke dëgjuar shpesh ‘Partizani- Partizani’. Prisja më shumë në fakt nga ai emër i madh por Kukësi luajti më mirë, fitoi dhe i uroj suksese.”

Pra stadiumi në plan të parë.

Pa stadium nuk luhet futboll… Para dy muajve isha në Barcelonë me pushime dhe djali im i madh Gjergji, dëshironte të shihte ‘Kamp Nou’-n.

Sot u befasova këtu. Natyrisht për mirë. Pertej fjalëve, varfërisë apo punëve jo të mira të politikës, në Tiranë në vendin tim, është një veper e tillë sporti.Unë do të sjell këtu njerëz të lartë ndërkombëtar për ta vizituar këtë mrekulli.

Vizita e dytë e Ismail Ketës në këtë stadium modern?

Ky është vendi im. Kam lindur në Shqipëri dhe pavarësisht faktit që jetoj me familjen në Gjermani, do vij dendur. Njeriu ku lind kërkon dhe të vdesë. Është gjëja me e shtrenjtë. Këtu harroj gjithçka…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!