Kenin, mbretëresha e tenisit në Australi
Tenistja amerikane Sofia Kenin, fiton ‘Autralia Open’ për femra.
21 vjeçarja mundi në finale spanjollen Gabrine Muguruzën 2-1 (4-6 6-2 6-2) dhe fiton titullin e parë Slam duke e bërër mbretëresha më e re e Australia Open.
Muguruza, pasi ka fituar setin e parë, është mposhtur nga fuqia e Kenin, efektive në shërbim dhe në zgjidhjet e lojës në pjesën tjetër të lojës, e mbyllur në pak më shumë se dy orë.
Në këtët mënyrë tenistja kampione, e cila shpërtheu në lot pas triumfit, bëhët fituesja më e re pas Sharapovës në vitin 2008.
😘🏆#AusOpen | #AO2020 | @SofiaKenin pic.twitter.com/qpEzcWgHjE
— #AusOpen (@AustralianOpen) February 1, 2020