SPAL: ‘Për fanelën, për qytetin…’

Seria A:SPAL- Bolonja vjen sot si sfida e parë e Serisë A. Ekipi i Etrit Berishës, bëri mrekullinë javën e kaluar teksa fitoi me përmbysje ndaj Atalantës duke shtuar shanset për të qëndruar. Sot klubi ka një thirrje në rrjete: ‘Për fanelën, për qytetin

Duel i drejtpërdrejtë me Bolonjën duke nisur nga ora 15:00. Ndërkaq, po sot për javën e 21-të, Fiorentina- Xhenova (18:00) dhe supertakimi Torino- Atalanta në 20:45.

Bundesliga: Java e 19-të parashikon sot Gladbah- Mainz, Vofsburg-Hertha, Frankfurt- Lajpcig, Frajburg- Paderborn, Union Berlin- Augusburg.

Të gjitha këto takime duke nisur nga ora 15.30. Kryesfida Bajern Mynih- Shalke 04, luhet në orën 18:30.

La Liga Santander: ‘La Liga’ me 4 takime sot nis që në orën 13:00 me duelin Espanjol- Atletik Bilbao. Pason takimi Valencia- Barcelona në 16:00 teksa Alaves- Vijarreal, në orën 18:30. Mbyll ditën Sevilja- Granada në orën 21.00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!