Kukësi hera e parë në ‘Air Albania’, Tirana për…kreun

Tirana e teknikut Emanuel Egbo mundësi reale për të marrë kreun e renditjes sot. Së paku për disa orë…

Bardheblutë, si kurrë më parë gjatë këtij edicioni kanë përparuar goxha duke marrë 4 fitore radhazi. Sot në 16:00 pret Luftëtarin e parafundit në ‘Selman Stërmasi’.

Po në 16:00, Teuta sërish në shtëpi. Këtë radhë viziton Bylis, aspak i lehtë në letër. Gjithësesi, te durrsakët i kanë idetë e qarta. Sot pas përforcimëve të fundit dhe mundësinë e aktivizimëve, do kërkohet fitorja.

Në mbrëmje duke nisur nga ora 19:00, në ‘Air Albania Stadium’, Kukësi zhgënyes javën e kaluar në Gjirokastër, pret Partizanin që u mund në Korçë po në të njëjtën ditë nga Skënderbeu.

Te verilindorët rikthehet Maliqi, ndërsa te të kuqtë, ka mungesa determinante. Nuk ka shanse aktivizimi për Boldor, Telushi, Broja e Kordiero. Esat Mala, ende te Partizani B.

Ndeshjet sot, java e 19-të: Tirana- Luftëtari, Teuta- Bylis, Kukësi- Partizani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!