Derbi i veriut i thatë, Skënderbeu fitore në frymën e fundit…

Kategoria Superiore: Vllaznia-Laçi 0-0, Skënderbeu- Flamurtari 1-0 (Bregu 89′)

Në Shkodër:

Derbi i veriut mes Vllaznisë dhe Laçit u mbyll pa gola. Ndonëse skuadrat zbritën në fushë me përbërjet ideale (të mundshme) shiu që shoqëroi këtë takim, duket se u kthye në faktor për të mos lejuar lojën dhe skemat tekniko-taktike.

Laçi u shfaq më kërkues në pjesën e parë dhe Nuabueze me shokë iu afruan disa herë portës së Sherrit. E dyta pati tjetër histori.

Shkodranët të inspiruar nga mbështetësit në shkallë por dhe grinta e lojtarëve me përvojë si Gilman Lika (më i miri në fushë) apo Shtubina, nisën të kërcënojnë seriozisht portën e Stazhillës.

Në një rast topi preku shtyllën.Mjaft produktiv braziliani Hygor teksa sot u pa disi më prapa vijës së sulmit duke shpërndarë topa e dhënë pasin e fundit.

Në krahun tjetër bardhezinjtë edhe pse të frikshem me daljet para, me kalimin e minutave, nisën të bien. Sidomos pas atij irritmi të pajustifikuar të lojtarëve vendas, trajnerit Jonuz dhe publikut në shkallë që më kot protestuan për një prekje me dorë në zonën kurbinase.

Në fund, nga një pikë por Vllaznia u shfaq mjaft dinamike në pjesën e dytë. Laçianët marrin 4 pikë në dy transferta dhe mbetën skuadër e kreut.

Në Korçë:

Skënderbeu me fat për golin e shënuar në fund të kohës së rregullt por me shumë fat që ka në gjirin e tij një lojtar aq vendimtar si Dejvi Bregu.

Ishte pikërisht vlonjati ai që shtyu për në rrjetë topin gol në të 89-të. Gripshi galopon nga e majta, shkon deri në fundore dhe hedh sferën para porte aty ku Krasniqi e përplas në shtyllë dhe Bregu intiligjent e godet shpejt.

Flamurtari mbetet ende pa fitore në këtë kampionat. Edhe pse në Korçë u shfaq ndryshe dhe qëndroi në lojë deri në fund. Fund që nuk i ndahet prej javës së parë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!