Konferencë e pazakontë, Cungu: ‘Kam drejtuar Vllazninë si në luftë’
Ndalet para mediave të shumta sportive pas takimit Vllaznia-Laçi (0-0). Pasi sqaron momentet teknike të takimit, shprehet për të kaluarën e tij te klubi i qytetit. Në videon poshtë të ‘Sporti im.al‘, një ‘mal’ me fraza e deklarime të rralla…
Armando Cungu nis:
“Edhe mua mu duk, por spaska qëne”-shprehet trajneri i Laçit Armando Cungu (duke e ditur veten jashtë mikrofonëve).
Humbët 2 pikë apo i fituat ato?
“Pyteje e veshtirë por për të qënë i sinqertë, morem dhe ne dhe Vllaznia nga një pikë. Ishim pregatit per te marre me teper. Pjesa e pare foli per ne . Në përgjithësi ishim zoterues te ndeshjes, u gjendem prane golit 3-4momente.
Ndërsa pjesa e dyte nuk kishte ritmin e pjeses se pare por 20minutat e fundit patëm një moment pretendimi per penallti (rasti për Vllazninë) por nuk ishte.
Kishte acarim të kundërshtarit dhe djemt e ekipit tone u frikësuan dhe kjo bëri qe Vllaznia të fitonte territor e të vinte veten në veshtiresi. Në këtë moment rrezikuam e vume ne rrezik rezultatin, per këtë arsye thashë që morem dhe ne dhe Vllaznia nga një pike.”
‘E mbushi shejtani’?
Mua me shqetësojnë njerëz që nuk e kuptojnë ca është futbolli, me shqetësoni ju gazetaret qe nuk arrini te kuptoni ekzaktesisht ca ka arrit të thotë kontekstin dhe te filmuar me zë dhe me figurë .
E kam thënë në një studio televizive dhe e them prap lojtari që s’ishte në formën e tij, më një goditje fitoi Vllaznia që nuk ishte në ditën e saj më të mirë.
Ishte batutë humoristike që në Shkodër përdoret shpesh. Ju bini preh e këtij niveli dhe unë nuk e kam ndërmënd të bie në këtë nivel.
Emocione, keni deklaruar se kur luani ndaj Vllaznisë, luaj me vetën…
Normalisht emocione të jem i sinqertë . Nuk mund të bej hipokritin. Ky eshte qyteti im , është zemra ime , këtu kam lujt futboll. Këto tifozë me kanë perkrahur , kam lujt 10 vite me Vllaznine përkrah.
Edhe si trajner kam kontribu si në gjëndje lufte. Shumica nuk ka dashur t’ja dijë por kam rreziku per këtë Vllazni dhe për ta mbajt në elitë këtë Vllazni.
Ka njerëz që kanë mendimet e tyre por unë vazhdoj të ec perpara. E thashe emocionet jane, vij në qytetin tim kundër historisë time, nuk është e lehtë.
Ky është tempulli i futbollit. Këtu është lujt futbolli , këtu ka ardh topi i parë . Jo per Armando Cungun por per këdo është nder të shkelë në ‘Loro Boriçi.’