Nadal, kampion dhe jashtë fushe…

Përpos problemëve me tempertaurat e larta dhe zjarret, australianët po shijojnë edhe ‘Australia Open’ në tenis.

Turneu ka startuar që nga data 14 janar dhe do të përfundojë me 2 shkurt. Prezentë, sportistë të ndyshëm nga e gjithë bota me disa kampionë në fushat e sportit kryesor për disa shtete.

Ajo që ka tërhequr vemendjen mediatike lidhet me një situatë aspak të zakonshme gjatë një takimi me ‘raketa’.

Numri një të botës Rafael Nadal teksa po luante përballë argjentinasit Federiko Delbonis (3-0), në tentativë për të futur në lojë një top, ka goditur njërën nga vajzat e skuadrës së përkujdesjes anash fushës.

Nadal, ka vrapuar drejt saj dhe ka parë situatën. Nën duartokitjet e ngrohta të publikut, Nadal e ka përqafuar voglushen e cila në çast duke buzëqeshur, ka thënë: ‘Jam Ok’  (Video).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!