Roma merr biletën e fundit në ‘Tardini’

Skuadra e fundit për t’ju bashkuar turit çerekfinal të Kupës së Italisë u përcaktua sonte në ‘Tardini’ të Parmës me Parmës dhe Romës.

Në këtë duel të vetëm, Parma erdhi me një formacion ndryshe. Ndonëse Dermaku u preferua në qëndër të mbrojtjes, skuadra verdhekuqe, ia doli me startin e pjesës së dytë të shënojë me Pelegrinin(49′).

Një minutë më vonë, në fushë, plasin ujrat. Loja ndalet për pak çaste me impiantin që normalizohet dhe loja rinis me top të diskutueshëm.

Ajo mbeti në kontrollin e skuadrës së Fonsekës e cila sërish me Pelegrinin nga penalltia (76′) dyfishon shifrat.

Napoli- Lacio, Juventus- Roma, Torino- Milan, dhe Inter- Fiorentina, skuadrat që do luftojnë për të kaluar në gjysmëfinale. Luhet në datën 21 dhe 22 janar (dy çifte) dhe 28 dhe 29 janar (dy të tjerat).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!