Konte buzëqesh, vjen mbrojtësi i Junajtid
Një e enjte fatlume për Interin e Milanos. Skuadra zikaltër, duket se ka marrë frytet e një pune intensive në merkato.
Kësisoji, Antonio Konte më në fund mund të buzëqeshë. Pas zhbllokimit të shkëmbimit Politano-Spinacola, Interi mbylli planin e afrimit me Eshli Jang.
Ish-kapiteni i Mançester Junajtid, ka arritur akordin me një dëmshpërblim ndaj Junajtid prej 1.5 milion eurosh.
Që në fillim të vitit, Jang kishte refuzuar rinovimin me ‘Djajtë e Kuq’ vetëm për të patur një aventurë të re në Itali.
Lojtari pritet nesër në Milano për ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrim të kontratës 18-mujore. Pas dere edhe Eriksen e Zhiru….Interi nuk pret.